Opoja.net
Meka Mish

WhatsApp së shpejti do të detektojë spam dhe lajme të rreme

Sipas sajtit WABetaInfo, shërbimi WhatsApp (i cili është në pronësi të Facebookut) është duke e testuar një funksion të ri i cili do t’ia mundësojë përdoruesit që të shohë se sa herë përcillet mesazhi i tij, raporton Ubergizmo.

Azhurimi beta në versionin 2.19.80 e përfshin funksionin e ri i cili ua mundëson përdoruesve të shohin se sa herë është përcjellur mesazhi që ata e kanë marrë. Për ta marrë këtë informacion, përdoruesi duhet ta përcjellë mesazhin e marrë, ta hapë seksionin Message dhe aty do të shihen të dhënat. Mesazhi që është përcjellur pesë ose më shumë herë do ta marrë një ré me mesazhin “Frequently Forwarded”.

Image

Nëse instalohet versioni beta i aplikacionit WhatsApp në telefonin Android ose iOS (nëpërmjet TestFlight-it), përdoruesit do të jetë në gjendje të shohin se sa herë është përcjellur mesazhi i caktuar i pranuar dhe dërguar.

WhatsApp e shton këtë funksion për t’i ndihmuar përdoruesit që të shohin nëse mesazhi është spam. Disa mesazhe që përcillen disa herë, mund të jenë spam ose lajme të rreme.

Gjiganti

Mos i humb

Facebook lanson aplikacionin për takime dashurie, Facebook Dating

Opoja.net

Filtri i ndërrimit të gjinisë, rrit për shtatë milionë numrin e përdoruesve në Snapchat

Opoja.net

BE-ja me ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Opoja.net

Instagram shton ‘Stories’ në sektorin Explore

Opoja.net

Facebook konfirmon ndryshimet në platformë, do të shfaq postime më të rëndësishme për ju

Opoja.net

WhatsApp: Hakerët kanë sulmuar përdoruesit në iPhone dhe Android, përmes kodit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net