Opoja.net

Zëvendësministri nga Brezna takohet me qumështarët

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Industrisë Përpunuese të Qumështit, Gani Durmishaj, më të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në industrinë e qumështit, si dhe për mbështetjen e ministrisë për avancimin e mëtejmë të kësaj industrie. Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi i ka njoftuar ata më hollësisht për ecurinë e realizimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të cilit ai theksoi se kanë gjetur mbështesje të madhe fermerët e industrisë përpunuese të qumështit. Ai i ka njoftuar ata se buxheti i ndarë për mbështeten e këtij sektori, si përmes granteve investive dhe subvencioneve, do të ndikojë që ky sektor të zhvillohet e po ashtu të rritet cilësia e prodhimeve vendore të qumështit.

Zëvendësministri Krasniqi, ju ka premtuar atyre që do të jenë partner serioz për MBPZHR-në në zbatimin e politikave dhe programeve mbështetëse për fermerët. Në anën tjetër, kryetari i kësaj shoqate, Gani Durmishaj e falënderoi zëvendësministrin për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me këtë shoqatë, pasi që sipas tij në këtë mënyrë mund të arrihet zhvillimi dhe konsolidimi i sektorit të qumështit. /Gazeta Bujku

Mos i humb

Kosova bëhet me sigurime bujqësore

Opoja.net

Kosova merr përkrahje nga Sllovenia për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Opoja.net

Kosova anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës IUCN

Opoja.net

Ambasada amerikane u kërkon kosovarëve ta ruajnë rrëqebullin

Opoja.net

Thellohet kriza e grurit në Kosovë

Opoja.net

Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale

Opoja.net

Ngritja e temperaturave favorizon fillimin e spërkatjeve në pemishte

Opoja.net

Temperaturat e kësaj jave, favorizojnë krasitjen e pemëve

Opoja.net

Pamje fantastike e natyrës dhe një dreri në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net