Opoja.net
Meka Mish

Zhurma, sinjal stresi që dëmton zemrën

Një studim kanadez, ka treguar se ekspozimi në ambient të zhurmshëm nuk i bën keq vetëm veshëve, por edhe rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundje kardiovaskulare, si infarkti.

Këta kërkues të universitetit British Columbia kanë hetuar 6 mijë punonjës gjatë 5 viteve rresht, të cilët kanë kryer vizita mjekësore, teste laboratorike dhe pyetësorë mbi stilin e jetës.

Nga të dhënat e mbledhura ka dalë se një në pesë punëtorë, gjatë intervistës, punonte në një ambient të zhurmshëm dhe kjo minimalisht ndodhte prej nëntë muajsh.

Shumica e punëtorëve ishin meshkuj të cilët varionin me një mesatare jetësore prej 40 vjetësh e që tentonin të pinin duhan e të shtonin në peshë më tepër krahasuar me kolegët e tyre, më të heshtur, pra jo të zhurmshëm.

Duke analizuar gjendjen e tyre shëndetësore, kërkuesit vëzhguan se ekspozimi kronik ndaj zhurmave në vendin e punës është drejtpërdrejtë i lidhur me rritjen trefish të rrezikut të prekjes nga angina pectoris, ndryshe dhimbje të muskulit të zemrës dhe me rritjen dyfish të shtimit të rënies së tensionit.

Kjo lidhje, sipas ekspertëve, është më ë theksuar tek punonjësit meshkuj, konsumatorë të duhanit, që i përkasin moshës nën 50 vjeç.

Ja se çfarë ndodh. Zhurmat e forta e të vazhdueshme perceptohen si sinjale stresi. Për këtë arsye, aktivizohet sistemi nervor qendror dhe çlirohet adrenalina, e cila nga ana e saj shkakton një ngushtim të diametrit të arterieve, rritje të rrahjeve të zemrës, rritje të presionit të gjakut dhe konsumit të oksigjenit nga ana e zemrës.

Nëse të gjitha këto vazhdojmë t’i përjetojmë në ambientet tona të zhurmshme të punës, me kalimin e kohës bëhen kërcënues.

Nëse në punë jeni të detyruar të ngrini zërin, jo për të afirmuar idetë tuja, por për dhe thjesht për t’ju dëgjuar kolegu që keni ngjitur, pasi në ambient ka shumë zhurmë, atëherë bëni mirë të mos lini pas dore shëndetin e zemrës suaj. /Telegrafi/

Mos i humb

Menaxhimi i dhimbjes së shpinës

Opoja.net

Përse lakra Kale është në kulmin e piramidës shëndetësore

Opoja.net

Në Kosovë nis zbatimi i projektit “Vizitat shtëpiake”

Opoja.net

Ilaçi më i mirë natyral për t’ia ndalë kollin fëmijës

Opoja.net

Përfitimet që i ndodhin trupit nëse nuk hani mish

Opoja.net

Çfarë është sistemi i imunitetit dhe si ta forcojmë atë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net