Opoja.net
Meka Mish

Zidane i interesuar për punën e trajnerit te Unitedi

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane që të t’i ofrohet roli i trajnerit te Manchester Unitedi në qoftë se shkarkohet Jose Mourinho.

Trajneri portugez, Mourinho nuk është aspak i lumtur me politikën e drejtuesve të klubit nga Old Trafford.

Drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar atij transferimet e nevojshme në afatin kalimtar të verës, kështu që ‘Special One’ e ka shprehur disa herë pakënaqësinë.

Me Mourinhon nën presion, hierarkia e Unitedit do të krijojë një plan emergjence nëse ata vendosin të heqin portugezin nga puna.

Mourinho nuk i ka punët mirë në Old Trafford (Getty Images)

Sipas tabloidit Daily Mail, Zidane kërkon punën e trajnerit te Djajtë e Kuq nëse Mourinho është shkarkuar nga detyra.

Ish-menaxheri i Real Madridit thuhet se iu ka thënë miqve se ai është i interesuar për rolin e trajnerit të Unitedit dhe pret që një ofertë t’i vihen në dispozicion.

Përveç Unitedit, trajneri francez ka qenë i lidhur me punë edhe të ish-skuadra e tij si futbollist, Juventusi.

Ndryshe, Zidane ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar, pasi në dy vite e gjysmë ka fituar dhjetë trofe, ndër to tri Liga të Kampionëve dhe një La Liga. /Telegrafi/

Mos i humb

Nga Shaqiri deri te Sanchez: Tetë lojtarët që tregojnë gjithmonë formë të lartë me kombëtaret

Opoja.net

Muriqi udhëton drejt Stambollit, arrin marrëveshje me Galatasarayn

Opoja.net

Majlinda Kelmendi stoliset me medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane pas triumfit ndaj ruses në Minsk 2019

Opoja.net

Porto në bisedime të avancuara me Buffonin

Opoja.net

Zyrtare: Milani me 10 gusht luan në Kosovë përballë Feronikelit

Opoja.net

‘Dardanët’ i blejnë të gjitha biletat për shtatë minuta për përballjen Angli – Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net