Opoja.net
Meka Mish

Zidane rikthehet me fitore, të kritikuarit i japin tri pikë Realit në Bernabeu ndaj Celta Vigos

Ashtu siç edhe i ka hije Zinedine Zidanes, ai është rikthyer te Real Madridi me fitoren 2-0 ndaj Celta Vigos në La Liga.

Një tjetër tregues se me trajnerin francez në krye gjërat do të jenë më mirë, është se lojtarët më të kritikuar këtë sezon nga tifozët e Los Blancos ishin vendimtar në këtë fitore në Santiago Bernabeu.

Pjesa e parë ishte e balancuar dhe pa gola, por me raste nga të dy anët.

Momenti kur Zinedine Zidane u fut në fushën e Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes Real Madrid-Celta Vigo (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Duket se Zidane me fjalët e tij kishte motivuar mjaftueshëm lojtarët e tij që në pjesën e dytë të tregojnë një fytyrë tjetër.

Goli i parë në takim u shënua nga Isco në minutën e 62-të pas asistimit nga Karim Benzema, i pari shpesh herë në qendër të vëmendjes për raportet jo të mira me trajnerët për shkak të minutave të pakët, ndërsa i dyti për paraqitjet jo në nivel.

Festa te goli i Iscos (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Edhe të goli i dytë ishin pjesëmarrës lojtarë që u kritikuan për paraqitje jo të mira me dy trajnerët e mëparshëm, Gareth Bale shënoi në minutën e 77-të pas asistimit nga Marcelo.

Një ndeshje që tregon se Zidane është nga ata trajnerët që nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij.

Gareth Bale te momenti i golit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Reali vazhdon në pozitën e tretë me 54 pikë, dy më pak se Atletico Madridi dhe nëntë se Barcelona, por të dy skuadrat e fundit kanë një ndeshje më pak. Celta vazhdon në vendin e 18-të me 25 pikë, kurse në xhiron e radhës luajnë ndaj Villarrealit.

Në xhiron e radhës klubi nga Madridi do të luajë ndaj Huescas. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Zyrtari i UEFA-s, Favre: Kosova të fokusohet në investimet në infrastrukturë

Opoja.net

Fansat nisin një fushatë për Vedat Muriqin: Eja në Fanerbahçe

Opoja.net

Chelsea do ta shkarkojë Maurizio Sarrin, legjenda Frank Lampard trajner i ri?

Opoja.net

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net