Opoja.net

Zvicra nuk ju jep pasaportë nëse e bëni këtë

Rajoni
Zvicra nuk ju jep pasaportë nëse e bëni këtë

Një çift i huaj mysliman me vendbanim në Lozanë të Zvicrës, i cili kishte refuzuar shtrëngimin e dorës gjatë bisedimeve për natyralizim, definitivisht nuk do të pajiset me pasaportë zvicerane.

Dy ankesa kundër këtij vendimi janë tërhequr, informon agjencia zvicerane SDA.

Disa javë më parë, qyteti i Lozanës u njoftua nga gjykata se ankesa ishte tërhequr, tha të martën këshilltari komunal nga FDP, Pierre-Antoine Hildbrand. Me këtë rast, vendimi është definitiv.

Çifti mysliman aplikoi për nënshtetësinë zvicerane vitin e kaluar. Megjithatë, gjatë bisedave me komisionin e natyralizimit, nuk ka dashur të shtrëngojë duart me anëtarët e gjinisë tjetër, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch. Se nga cili vend vjen çifti, nuk është bërë e ditur.

Kjo ishte njëra nga arsyet përse qyteti vendosi që në gusht 2018 se çifti nuk i plotësonte kërkesat për natyralizim. Sipas udhëhehqësisë komunale, qëndrimi i dy personave e ka shkelur respektin për barazinë kushtetuese.

Refuzimi i shtrëngimit të duarve në Therwil BL, në pranverën e vitit 2016, ishte temë denati nëpër media të ndryshme. Atëbotë, në shkollën e mesme lokale, administrata e shkollës i kishte ndarë përkohësisht dy nxënës myslimanë për shtrëngimin e zakonshëm të dorës, të kërkuar në shkollë. Të dy kishin kanë refuzuar ta përshëndesin me shtrëngim dore mësuesen e tyre për arsye fetare.

Loading...

Mos i humb

Punëtorët nga Ballkani po japin kontribut për tregun gjerman të punës

Opoja.net

Gjermania në kërkim të 472 mijë punëtorëve, këto janë profilet më të kërkuara

Opoja.net

Refugjatët po futen më shpejt në tregun gjerman të punës

Opoja.net

Mërgimtarit kosovar i vidhen gati 10 mijë euro

Opoja.net

Mërgimtari gjobitet 1150 euro në Serbi

Opoja.net

Macron përfundon vizitën dyditëshe në Serbi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net