Opoja.net
Meka Mish

Zyrtare: David Villa transferohet në kampionatin japonez tek Vissel Kobe

David Villa është larguar përfundimisht nga futbolli amerikan MLS.

Sulmuesi spanjoll ishte pjesë e skuadrës amerikane New York City që nga viti 2014 kur iu bashkua nga Atletico Madrid.

Reprezentuesi spanjoll është larguar nga New York City për ta vazhduar karrierën në futbollin japonez.

Është skuadra e Vissel Kobes që e ka zyrtarizuar afrimin e David Villas.

36-vjeçari do t’i bashkohet klubit japonez nga 1 janari, pasi kontrata e tij me New York Cityn skadon në fund të këtij muaji.

ヴィッセル神戸

@vissel_kobe


ようこそダビド ビジャ選手(@Guaje7Villa)!
Welcome to David Villa!

ニューヨーク・シティFCよりFWダビド ビジャ選手が完全移籍で加入することとなりました!
David , FW player, to Join Kobe from New York City FC on a permanent deal!https://www.vissel-kobe.co.jp/news/article/15549.html 

5,239 people are talking about this

Klubi japonez, Vissel Kobe nuk ka dhënë ndonjë informacion se për sa vite ka nënshkruar spanjolli.

Gjithsesi Villa tek ky klub do të bashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona e Spanja, Andres Iniesta si dhe me sulmuesin gjerman Lukas Podolski.

Vissel Kobe ka për qëllim që vitin tjetër të fitojë titullin e kampionit në Japoni.

Villa më parë ka luajtur për skuadra të ndryshme spanjolle si Valencia, Barcelona, Atletico Madrid, Real Zaragoza e Sporting Gijon. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Fansat nisin një fushatë për Vedat Muriqin: Eja në Fanerbahçe

Opoja.net

Chelsea do ta shkarkojë Maurizio Sarrin, legjenda Frank Lampard trajner i ri?

Opoja.net

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net