Opoja.net

Zyrtare: Klubi i Premier League shkarkon trajnerin

Sport
Zyrtare: Klubi i Premier League shkarkon trajnerin

David Wagner është larguar nga posti i trajnerit të Huddersfield teksa ekipi ndodhet në vend të fundit të Premier League.

Wagner, i cili u bë i njohur se asistenti i Jurgen Klopp te Borussia Dortmund, ka shkëlqyer te Terriers në fillim të karrierës, duke arritur ngjitjen sensacionale në Premier League në verën e vitit 2017.

Gjermani bëri të pamundurën sezonin e kaluar, duke mbajtur ekipin e tij në kampionatin kryesor anglez, por këtë sezon gjërat nuk kanë ecur ashtu siç duhet dhe ekipi ndodhet në vend të fundit me 11 pikë nga 22 ndeshje.

Huddersfield pritet të gjejë një pasardhës në ditët e ardhshme për të zëvendësuar një trajner që pëlqehej shumë nga tifozët.

Wagner dhe drejtuesit e Huddersfield gjetën gjuhën e përbashkët dhe janë ndarë duke ruajtur relatat e mira.

Loading...

Mos i humb

E jashtëzakonshme: 1 milion e 871 mijë kërkesa për biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Opoja.net

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki në kohë rekord

Opoja.net

Kosovë – Çeki, fillon shitja e biletave

Opoja.net

Arsenali mposht Burnleyn për fitoren e dytë në Ligën Premier

Opoja.net

Bayerni e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për Coutinhon

Opoja.net

Bayerni e fillon mbrojtjen e titullit me barazim, ndalet nga Hertha

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net