Opoja.net
Meka Mish

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë mysafirë në ndeshjen Kosovë – Azerbajxhan

Në federatën e futbollit të Kosovë kanë ardhur mysafirë nga Gjermani.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollitt ë Gjermanisë (DFB).

Rainer Milkoreit, Erwin Bugar së bashku me Femi Konxhelin e vëllezërit Zija e Nexhat Shoshi janë mysafirë të FFK-së.

Zyrtarët e lartë të futbollit gjerman do të jenë të pranishëm edhe ditën e martë në ndeshjen Kosovë – Azerbajxhan.

Kujtojmë që Përfaqësueses së Kosovës i mjafton një barazim për të kaluar në gjysmëfinalen e Ligës D në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Njoftimi i plotë nga FFK:

Bashkëpunimi e mbi të gjitha miqësia e kultivuar me vite ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), e që po vazhdon edhe më tutje, ka bërë që zyrtarë të lartë të DFB-së si z. Rainer Milkoreit ish-nënkryetar dhe ambsador nderi i Kosovës, z. Erwin Bugar nënkryetar, bashkë me Fekmi Konxheli e vëllëzërit Zija e Nexhat Shoshi që kanë ndihmuar dhe mbështetur FFK-në në zhvillimin e saj dhe integrimin në mekanizmat ndërkombëtar do të jenë mysafirë të veçantë të presidentit të FFK-së z. Agim Ademi në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, Kosova – Azerbajxhani.

Ky do të jetë një respekt për miqësinë dhe për mbështetjen që këta njerëz kanë dhënë për FFK-në dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi.

Gjiganti

Mos i humb

Fansat nisin një fushatë për Vedat Muriqin: Eja në Fanerbahçe

Opoja.net

Chelsea do ta shkarkojë Maurizio Sarrin, legjenda Frank Lampard trajner i ri?

Opoja.net

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net