​MBPZHR premton përkrahje për sektorin e përpunimit të mishit në tejkalimin e situatës me COVID-19

Natyra
​MBPZHR premton përkrahje për sektorin e përpunimit të mishit në tejkalimin e situatës me COVID-19

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, deklaroi sot se ministria që ai drejton do të vazhdojë mbështetjen për bujqësinë, sidomos në sektorët të cilët janë më të prekur nga pandemia COVID-19.

Ai gjatë një takimi me kryetarin e Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Naser Rusinovci, tha se mbështetje e veçantë do të ketë sektori i përpunimit të mishit, në mënyrë që të tejkalohen sfidat dhe të vazhdohet me fuqizimin e punës së këtij sektori të rëndësishëm.

Ministri Mustafa ka theksuar se do të vazhdojë përkrahja e MBPZHR-së përmes programeve mbështetëse të subvencioneve dhe granteve.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Naser Rusinovci ka falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë dhe e ka njoftuar për situatën në të cilën ndodhet ky sektor.

Në Ditën Botërore të Turizmit, Veseli viziton pjesën e brezit kufitar me Maqedoninë Veriore

Opoja.net

Shënohet Dita Botërore e Turizmit

Opoja.net

Kosova punon vetëm 44.8 % të tokës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net