Opoja.net

​Sot ka skaduar kontrata e Messit me Barçën, këto janë zhvillimet e fundit mbi të ardhmen e tij

Spekulimet mbi të ardhmen e Messit kanë qenë të mëdha që nga vendimi i tij për të dorëzuar kërkesën për t’u larguar në fund të sezonit 2020-21, me të cilën sugjeroi që lidhja e tij me Barçën së shpejti mund të përfundonte.

Në fund, 34-vjeçari bëri një kthesë duke vendosur që ta respektojë vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale, por nuk ka nënshkruar ende një rinovim të saj.

A mundet që Messi të largohet me të vërtetë nga Kataluna këtë verë?

Messi tani ka arritur datën e skadimit të kontratës së tij më 30 qershor 2021, që do të thotë se ai do të jetë një lojtar i lirë dhe mund të bashkohet me një klub tjetër pa asnjë çmim.

Fituesi i gjashtë herë Topit të Artë u bë lojtari më i paguar në historinë e La Ligas, kur nënshkroi një marrëveshje të re katërvjeçare me Barçën me vlerë 555 milionë euro, por është raportuar që klubi nuk mund të paguajë më tutje pagën e tij të lartë për shkak të krizës financiare.

“Goal” ka mësuar se bisedimet midis Messit dhe zyrtarëve të Barcelonës mbi një zgjatje të kontratës vazhduan edhe javën e kaluar, por marrëveshja e re ende nuk është arritur.

Presidenti i “Blaugranëve”, Joan Laporta, ka shprehur optimizmin e tij në lidhje me qëndrimin e Messit, duke deklaruar së fundmi se me nënshkrimin e ri Sergio Aguero, ka bërë pjesën e tij për të bindur bashkatdhetarin e tij për të nënshkruar zgjatjen e kontratës.

Aguero po ndihmon. Ai po i thotë çdo ditë të qëndrojë”, tha Laporta në fillim të këtij muaji.

“Messi është i ngazëllyer dhe unë jam mirënjohës ndaj tij për dëshirën që po tregon për të qëndruar“, kishte theksuar ai.

FIFA konsideron sistem të ri futbolli si në kajde të basketbollit

Opoja.net

Mourinho instalon dron dhe ekran gjigant në qendrën stërvitore, ua tregon lojtarëve gabimet në kohë reale

Opoja.net

Çfarë i ka mbetur Messit të arrijë ende?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend