Opoja.net

​Zemaj, specializantëve: Mos e harroni betimin e Hipokratit

Kosova
​Zemaj, specializantëve: Mos e harroni betimin e Hipokratit

Mëngjesin e sotëm ka filluar nënshkrimi i kontratave të para të specializantëve të rinj në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka pritur në takim grupin e parë të specializantëve të rinj. Nga aty Zemaj premtoi se edhe viteve të tjera do të ofrojnë specializim për mjekët e licencuar.

Pas këtij takimi që pati me grupin e parë të specializantëve që nënshkruan sot kontratat, Zemaj kërkoi nga mjekët që të kujtojnë gjithmonë betimin e Hipokratit.

“Janë specializantët e parë që po nënshkruajnë kontratat për të filluar një nivel tjetër të jetës së tyre profesionale. Nga sot do të ndjekin specializimin në fushat e preferuara të tyre përtej pandemisë dhe situatës epidemiologjikë… Nga sot do t’i shtoheni kuadrit më të arsimuar në Republikën e Kosovës, i shtoheni armatës të mjekëve shëndetësorë që u dëshmuan në çdo kohë në shërbim të shëndetit të qytetarëve. Mos e harroni betimin e Hipokratit dhe me ndershmëri t’i shërbeni qytetarit të Republikës të Kosovës, sistemit shëndetësor dhe çdo pacienti që ka nevojë për ju. Këtë ua keni borxh familjeve tuaja dhe shtetit të Republikës të Kosovës”, u shpreh Zemaj.

E Dijon Musliu, i cili nënshkroi kontratën për specializim në fushën e ortopedisë tha se ky është konkursi më i rëndësishëm ndër vite, pasi për 4 vite me radhë nuk ka pasur një të tillë.

“Ky është konkursi më i rëndësishëm pas 4 viteve me mungesë konkursi. Personalisht kam pritur më tepër se 1 vit e gjysmë prej licencimit, kurse shumë kolegë të mi kanë pritur edhe 4 vjet e më tepër. Kjo është padrejtësi më e madhe që ju bëhet mjekëve të rinj dhe shpresoj që kjo padrejtësi të adresohet viteve të ardhshme. Shpresoj dhe besoj shumë që vitet e ardhshme çdo mjek i licencuar, çdo vit të kenë mundësinë siç e patëm ne”, tha ai.

Rikujtojmë që konkursi për specializantë është hapur me 30 korrik. Ndërsa është shtuar edhe numri për specializantë prej 1 mijë e 34 sa kanë pasur të pranohen në 1 mijë e 500./kp/

Mblidhet Komisioni për Buxhet, tentimi i radhës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Opoja.net

Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus, paralajmërohen masa para festave të fundvitit

Opoja.net

Edhe të mërkurën ftohtë dhe me ngrica, temperaturat lëvizin nga -5°C deri në 5°C

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net