1 muaj paraburgim të pandehurit nga Prizreni që sulmoi fizikisht nënën e tij

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji të pandehurit me iniciale V.R, nga Prizreni, e cila masë do të llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 17.02.2018, nga ora 10:20 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 17.03.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 pika 3.1. lidhur me par.1 pika 1.4 të KPRK-së.

Sepse me datën 17.02.2018, rrethe orës 10.15 minuta, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren, pas një mosmarrëveshje me nënën e tij – të dëmtuarën me iniciale S.R., në atë mënyrë që gjersa e dëmtuara ishte duke punuar në QKMF si motër medicina le, i pandehuri shkon në vendin ku punon, dhe nga e njëjta kërkon para, pasi që e dëmtuara nuk i jep, i pandehuri e sulmon fizikisht (nënën e tij) duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Gjykata në bazë të raportit policor dhe shkresave të bashkangjitura kërkesës për caktimin e paraburgimit ka vërejtur se i pandehuri ka edhe çrregullime psikike dhe është trajtuar nga ana e mjekëve derisa ka qenë në ndalim, gjithashtu ai ka deklaruar se është përdorues i mjeteve narkotike një kohë të gjatë dhe kjo e bënë të paqëndrueshëm në veprimet e tij. I pandehuri është i njohur për gjykatën si recidivist. Andaj gjykata e ka caktuar masën e paraburgimit,njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-