Opoja.net

10 për qind e popullsisë së botës mund të jenë infektuar me koronavirus

Shëndeti
10 për qind e popullsisë së botës mund të jenë infektuar me koronavirus

Sipas OBSH-së, 10 për qind e popullsisë së botës mund të jenë infektuar me koronavirus.

Kreu i OBSH-së për emergjencat Michael Ryan ka thënë se “vlerësimet tona aktuale na tregojnë se rreth 10 për qind e popullsisë së botës mund të jenë infektuar me koronavirus”.

Kështu është shprehur Ryan, në një takim të këshillit ekzekutiv në lidhje me koronavirusin.

Deri më tani infeksionet e konfirmuara janë rreth 35 milionë, por sipas OBSH-së ato mund të jenë 760 milionë, nga 7.6 miliardë e popullsisë.

“Fillon një periudhë e vështirë. Sëmundja vazhdon të përhapet, shumica e popullsisë mbetet në rrezik”- paralajmëroi ai.

Si ndikon kafeja turke tek personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë

Opoja.net

Një mollë në mëngjes, 5 përfitime shëndetësore në trupin tuaj

Opoja.net

Qytetarët mund ta marrin rezultatin për COVID-19 brenda 15 minutave me testin rapid të antigjenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net