Opoja.net

11 të vdekur dhe 730 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kosova
11 të vdekur dhe 730 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka dhënë raportin 24 orësh për gjendjen e pandemisë në Kosovë.
Sipas IKSHPK- së, gjatë 24 orëve të fundit, 730 persona kanë rezultuar pozitiv, raporton Agjencia e Lajmeve FaktePlus.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga koronavirusi, në 24 orët e fundit është 11

IKSHPK- ja njofton se numri i të shëruarve është 75, shkruan FaktePlus.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 312 raste, komuna Ferizaj 73 raste, komuna Gjilan 48 raste, komuna Podujevë 39 raste, Prizren 33 raste, komuna Gjakovë 31 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 21 raste, komuna Viti 15 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Novobërdë 10 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna komuna Vushtrri 9 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Istog 3 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Hani i Elezit.

“Situata e bizneseve nuk është e mirë si pasojë e pandemisë”

Kushtrim Guraj

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net