Opoja.net
Meka Mish

11 vite nga miratimi i himnit shtetëror

Himni shtetëror i Republikës së Kosovës sot mbush 11 vjet nga miratimi në Kuvendin e shtetit të ri, që kishte shpallur pavarësinë disa muaj më parë, në 17 shkurtin historik të vitit 2008.

Propozimi me shifrën “Europa” u miratua në 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë të Kuvendit 120 anëtarësh si Himn shtetëror i Republikës së Kosovës, me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kompozitori Mendi Mengjiqi është autor i melodisë pa tekst, e përzgjedhur mes 134 propozimeve të paraqitura në konkursin publik për Himnin. Komisioni për Simbolet Shtetërore të Kosovës kishte dërguar në Kuvend tre propozime, ndërsa Kryesia e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare nxorën në votim vetëm propozimin e parë – melodinë me shifrën “Europa”.

Në seancë plenare, deputetët u ngritën më këmbë për të nderuar himnin e Republikës së Kosovës, të transmetuar në sallën e Kuvendit.

Në prag të 15 qershorit 2008, ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, shteti i ri i Kosovës me himnin i plotësoi simbolet shtetërore, pasi Kuvendi kishte miratuar edhe flamurin e stemën që në 17 shkurt, në ditën e shpalljes së Pavarësisë.

Himni shtetëror i Republikës së Kosovës kishte një konkurrencë të madhe, nga 134 propozimet 110 ishin nga Kosova, ndërsa 24 nga shtetet tjera të botës: 7 prej Francës, 5 prej Shqipërisë, nga 2 prej Gjermanisë, Suedisë e Sllovenisë, nga 1 prej SHBA-së, Britanisë së Madhe, Holandës, Rusisë, Zelandës së Re dhe Kroacisë.

Autori i Himnit, kompozitori Mengjiqi menjëherë pas miratimit të melodisë ka thënë se pret që me kohë ajo të bëhet edhe me tekst./kp/Telegrafi/

Mos i humb

Fillon fushata për vende të shëndetshme të punës

Opoja.net

Moti sot në Kosovë

Opoja.net

Kosova sivjet pret rendimente më të ulëta të grurit (Video)

Opoja.net

S’ka heqje të vizave as gjatë Presidencës finlandeze

Opoja.net

Fillim-java me shi, nga e premtja mot me diell

Opoja.net

Prizren 1999, nënkoloneli serb i veshur si civil në mesin e shqiptarëve vëzhgon hyrjen e trupave të NATO-s

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net