Opoja.net

12 korriku pritet të jetë data e rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova
12 korriku pritet të jetë data e rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Dialogu me Serbinë pritet të rifillojë më 12 korrik.

Ka një muaj që ka marr detyrën e kryeministrit.

Por, të martën Avdullah Hoti do të ketë një takim shumë të rëndësishëm.

Gjithçka do të ndodh në Paris, atje ku Hoti do të takohet me presidentin francez Emanuell Macron.

Takimi do të zhvillohet në pallatin Elise, ndërsa pritja do të jetë me nderime shtetërore.

Kështu të paktën konfirmojnë nga zyra e kryeministrit.

E ky takim në mes të Emanuell Macron e Avdullah Hotit vjen pak ditë para se të mbahen dy takime tjera po kaq të rëndësishme.

Samiti i Parisit do të gjej Hotin duke përfaqësuar Kosovën në një prej samiteve më të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, ndërsa do të zhvillohet online e ku pritet të merr pjesë edhe kancelaria gjermane Angella Merkell.

Ndërkohë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të rifilloj me 12 korrik.

Të paktën kështu ka thënë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Por, krejt ndryshe ishte menduar rinisja e dialogut

Me 27 qershor ishte paraparë që krerët e Kosovës dhe Serbisë, të takoheshin në Uashington, në një takim të ndërmjetësuar nga Richard Grenell.

Madje ekipi kosovarë edhe kishte marrë rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, porse ishte ndërprerë në gjysmë pasi që u bë publik lajmi se ndaj presidentit Hashim Thaçi, është dorëzuar një aktakuzë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Loading...

Mos i humb

Mësohet se cilat janë dy laboratorët e licencuar në Prishtinë e Lipjan për testime të koronavirusit

Opoja.net

Pritet të krijohet fond i veçantë për sigurimin e kulturave bujqësore

Opoja.net

Ministria e Shëndetësisë me udhëzime të reja kundër koronavirusit

Opoja.net

Nuk i ndahen detit kosovarët, kolona të gjata në kufi me Shqipërinë

Opoja.net

Ministria e Financave vjen me një njoftim të rëndësishëm për pagesën e 170 eurove të Pakos Emergjente

Opoja.net

Institucionet bëjnë me dije se ka mungesë të rezervave të gjakut, bëhet apel për më shumë dhurues

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net