12 vjet nga vdekja e presidentit Rugova

Kosova
12 vjet nga vdekja e presidentit Rugova

Nesër shënohet 12 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e 12-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe vizita tek familja Rugova, ndërkaq në ora 12:00 në Hotelin “Emerald” do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. /Telegrafi/

Ministri i Shëndetësisë thotë se maska duhet të bartet edhe në veturë nëse nuk jeni vetëm

Opoja.net

Ky është personi që u vra sonte nga policia në Prizren (Foto)

Opoja.net

Kurti i bindur se partia e tij dhe Vjosa Osmani do t’i marrin më shumë se 50 për qind të votave

Opoja.net

Policia e Kosovës në vetëmbrojte e vret një person në Prizren

Opoja.net

Vrasje në Tusuz të Prizrenit

Opoja.net

Aksident në Prishtinë, dy persona të lënduar, dalin detajet nga Policia

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net