Opoja.net

128 zyrtarë policor marrin gradën rreshter

Kosova
128 zyrtarë policor marrin gradën rreshter

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, bazuar në nevojat operacionale të Policisë së Kosovës për zyrtarë policorë, mbikëqyrës të nivelit të parë, janë graduar 128 zyrtarë policorë në gradën rreshter.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni ndër të tjera tha se përvoja e fituar, aftësitë, trajnimet dhe avancimet e juaja, do t’i mundësojnë institucionit tonë në realizimin e zotimit dhe detyrimit në mbrojtjen e vendit dhe interesave nacionale.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

“Ju duhet të jeni mbështetës të fuqishëm të misionit tonë, aktivë dhe përgjegjës, me qëllim që puna juaj të jetë frymëzim dhe shembull për të tjerët”.

“Ne do të punojmë së bashku, të vetëdijshëm që e ardhmja do të sjellë sfida të reja, rritja dhe kompleksiteti i të cilave do të ndryshojë vazhdimisht, por unë jam i bindur që çdo ditë ju do të përballeni me to, do t’i përmbushni ato me kurajë dhe zell, sepse arritjet dhe sukseset do t’ju bëjnë më të fortë”, tha ai.

“Ju ftoj të gjithë juve që të tregoheni personalisht përgjegjës dhe të përgjegjshëm për veprimet tuaja, duke kryer të gjitha detyrat e ngarkuara me sukses”.

Ndërsa, ministri i MPB-së Hyseni tha Policia e Kosovës me përkushtimin dhe punën e saj të vazhdueshme ka arritur rezultate pozitive dhe për këtë më meritorët janë vetë punonjësit e PK-së.

Njëkohësisht, ministri Hyseni shprehu vullnetin e tij për përkrahje të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, me qëllim të krijimit të kushteve edhe më të mira dhe më të avancuara për punonjësit e PK-së.

Gradimit të zyrtarëve policorë i ka paraprirë suksesi që ata kanë treguar në testimet për gradën rreshter në procesin e gradimit të mbajtur më herët dhe përfundimi me sukses i trajnimit “Menaxhimi i Vijës së Parë” në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Zyrtarët policorë të graduar në gradën rreshter do të shërbejnë nëpër njësite të ndryshme të Policisë si mbikëqyrës të vijës së parë.

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net