Opoja.net

2 milionë euro për të rinjtë e Ballkanit

Rajoni
2 milionë euro për të rinjtë e Ballkanit

Teksa Eurostat raportoi për 2015-ën shifra të larta në lidhje me azilkërkuesit, ku pjesa më e madhe janë të rinj, Shqipëria duhet të përmbushë angazhimet e dala nga Procesi i Berlinit.
Integrimi i të rinjve është një nga shtyllat kryesore të këtij procesi, angazhimi për të cilin u mor në Samitin e Parisit që u mbajt në korrik të këtij viti.Në 27 tetor të këtij viti Shqipëria dhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të mblidhen për të raportuar mbi përmbushjen e detyrimeve si dhe të përcaktojnë referimet për Samitin e Italisë që do të mbahet në verën e 2017-ës.
Pikërisht një nga këto anagzhime është edhe ngritja e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rajonal, qendra e së cilës do të jetë në Tiranë. Është përcaktuar se buxheti vjetor për funksionimin e kësaj qendre do të jetë 2 milionë euro në vit ( periudha e parë 3 vjeçare).
Secila nga gjashtë qeveritë ( Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bsonje – Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia) do të ofrojnë kontributet e tyre, sipas një përqindjeje të përcaktuar:

-Shqipëria:17.3%

-Bosnja dhe Hercegovina: 15.4%

-Kosova: 10.2%

-Maqedonia: 13.8%

-Mali i Zi: 4.4%

-Serbia: 38.9%

Për palën shqiptare efekti financiar për zbatimin e këtij projektligji është 173,000 euro dhe do të mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Mirëqesnies Sociale dhe Rinisë.
Në 4 korrik 2016 në Paris u vendos që Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor në Ballkanin Perëndimor u vendos që do të ngrihet në Tiranë, për të financuar projekte që rrisin bashkëpunimin e të rinjve.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net