Opoja.net

20 vjet nga çmilitarizimi i UÇK-së

Kosova

Sot bëhen 20 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së.

Aty janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike, etj.

Në këtë marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

E gjithë kjo fazë ka pas një periudhë prej 90 ditëve pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999, është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç ishte paraparë në këtë marrëveshje por si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore.

Nënshkrues të kësaj marrëveshje figurojnë: Hashim Thaçi në pozitën e kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme, Agim Çeku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së dhe është pranuar nga gjenerallejtënant, Mike Jackson, komandant i KFOR-it./kp/

Mos i humb

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë protokoll për themelimin e Task-Forcës kundër kërcënimeve të sigurisë

Opoja.net

Kurti për The Guardian: BE-ja është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, po ikë e frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit

Opoja.net

Mësimet e Kosovës nga lodhja e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Opoja.net

Mbi dy mijë zyrtarë policorë u larguan nga Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj

Opoja.net

Në Kosovë ndodhin rreth 80 martesa të miturve në vit

Opoja.net

Forca e Sigurisë e Kosovës zë vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net