Opoja.net
Meka Mish

2000 nxënës tregojnë njohuritë e tyre në gjuhën angleze

Sot mbi 2000 nxënës garojnë për dije nga 20 komunat e Kosovës në garën e dhjetë në gjuhën angleze në nivel të Kosovës.

Kolegji “Mehmet Akif” në kuadër të institucioneve arsimore “Gulistan”, organizon edicionin e dhjetë me radhë gara në gjuhën angleze në nivel kombëtar.

Gara fillon nga ora 10:00 dhe do të mbahet në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga komunat përkatëse testi i kësaj gare tashmë tradicionale, e përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Drejtoritë komunale të Arsimit.

Gara në gjuhën angleze sfidon dijen e mbi 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga klasat e 8-ta dhe të 9-ta nga 20 komuna të Kosovës.

Në këtë garë i jepet mundësia që çdo nxënësi nga klasat e 8-ta dhe të 9-ta të garojë, të zhvillojë mënyrën e të kuptuarit, arsyetuarit dhe logjikuarit të tij dhe të zbulojë talentin e vet.

Për komunën e Prishtinës testi i garës mbahet në ora 10:00 në shkollën International School of Prishtina, në lagjen “Marigona Rezidencë”.

Kurse ceremonia e ndarjes së shpërblimeve mbahet më 23.03.2019, në ora 11:00 në Kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan./Telegrafi

Gjiganti

Mos i humb

Al Jazeera: Vuçiq po e përdor Kosovën si karrem për opozitën në Serbi

Opoja.net

Përkujtohen 27 të masakruarit e Lagjes së Trimave

Opoja.net

Fundjava në Kosovë me mot të ndryshueshëm

Opoja.net

Cakaj: Ibrahim Rugova, arkitekt politik i Kosovës

Opoja.net

Haradinaj takon Jahjagën, flasin për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

Opoja.net

Rritet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj gjermane

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net