255 biznese u shuan gjatë pandemisë në Kosovë

Kosova
255 biznese u shuan gjatë pandemisë në Kosovë

Gjatë pandemisë në Kosovë u shuan 255 biznese.

Gjatë kohës së pandemisë në Kosovë janë shuar 255 biznese, shumica prej të cilave biznese individuale.

Bizneset e vogla janë ato që më së shumti po e ndjejnë krizën ekonomike të pandemisë, disa prej të cilave kriza u ka kushtuar me mbyllje.

Edhe biznesi i Rudina Qosjes po përjeton krizën më të madhe që nga themelimi i saj para tri viteve.

“Kemi pasur rënie qysh nga muaji mars kur ka filluar kriza e pandemisë. Kjo është kriza më e madhe që po përjetojmë. Jemi detyruar të reduktojmë edhe stafin por edhe ne tjerët rrogat i marrim me vonesa”, deklaron për RTV Dukagjinin Rudina Qosje.

“Përkrahje nga qeveria nuk kemi aspak. Është qesharake shumë që kanë ndarë për ne. Por edhe më keq që ne kemi marrë vetëm pjesën e parë ndërsa pjesën e dytë që është dashur ta marrim moti nuk e kemi marrë akoma. Po e kalojmë edhe muajin gusht e nuk ka shpresë që do të dalin ato të holla”, shton me tej sipërmarrësja.

Sikurse biznesi i Rudina Qosjes në vështirësi janë edhe shumë biznese tjera.

Nga 13 marsi deri në 28 korrik në Kosovë janë shuar 255 biznese.

Në një përgjigje me shkrim për RTV Dukagjinin nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nga 255 bizneset e shuara 235 prej tyre janë biznese individuale.

Kryeministri Avdullah Hoti ka premtuar se më të hyrë në fuqi ligji për rishikimin e buxhetit do të rifilloj kryerja e pagesave nga pakoja emergjente.

Vjosa flet për sulmet e fyerjet që i janë bërë: E di kush qëndron prapa tyre

Opoja.net

Ministri i Shëndetësisë thotë se maska duhet të bartet edhe në veturë nëse nuk jeni vetëm

Opoja.net

Ky është personi që u vra sonte nga policia në Prizren (Foto)

Opoja.net

Kurti i bindur se partia e tij dhe Vjosa Osmani do t’i marrin më shumë se 50 për qind të votave

Opoja.net

Policia e Kosovës në vetëmbrojte e vret një person në Prizren

Opoja.net

Vrasje në Tusuz të Prizrenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net