Opoja.net

26 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 61 totali

Kosova
26 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 61 totali

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

“Sonte me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, përveç një rasti nga fshati Panorc, Malishevë, i shtrirë në Klinikën Infektive. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e IKShPK. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, njëzet e gjashtë (26) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, ka njoftuar IKSHPK.

“Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova”, ka theksuar më tej Instituti.

Deri më tani, nga data 08.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 690 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e një (61) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Loading...

Mos i humb

Pandemia Covid-19, minimumi 5 mijë e 500 euro për të sjellë një kufomë në Kosovë

Opoja.net

Paralajmërimi i Ramadanit: Kemi hyrë në një etapë të rrezikshme, rrini në shtëpi

Opoja.net

Vitia e falënderon Bashkimin Evropian për mbështetje në tejkalimin e krizës shëndetësore

Opoja.net

Bizneset në Kosovë në ankth për të mbijetuar

Opoja.net

Edhe 4 raste të reja me koronavirus

Opoja.net

Mësimi online në kohë të pandemisë, sa është efektiv?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net