Opoja.net

“28 Nëntori” – Dita e Shkollës SHFMU Bresanë!

Kultura Opoja
“28 Nëntori” – Dita e Shkollës SHFMU Bresanë!

Sot, 25. 11. 2016, në Shtëpinë e Kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë, u kremtua dita e shkollës, respektivisht e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë manifestim, pos vendasve, morën pjesë edhe disa mysafirë, me ç’rast, me kumtesa u paraqitën:

1. Ajet Reshiti – drejtor i shkollës SHFMU Bresanë.
2. Tafil Krasniqi – ushtrues detyre i Drejtorisë Komunale të Arsimit Dragash.
Pos kësaj, mësuesve të pensionuar dhe drejtorëve të më hershëm të kësaj shkolle iu nda mirënjohje.

Vlen të theksohet, se Bresana shënon edhe 24 vjetorin e emrit të shkollës, ngase më 1992, me vullnetin e aktivistëve të atëhershëm, iu ndërrua emri i kësaj shkolle nga “29 Nëntori”, në emrin që e ka sot “28 NËNTORI”. (Ndonëse nën okupimin dhe dhunën e vazhdueshme të Serbisë).

© Opoja.net

Rezultatet e fundit: Një i vdekur nga Covid-19 në Dragash

Fari Kolloni

Aktivistët e VV-së në Dragash i gëzohen fitores në Podujevë, shpresojnë ta mundin LDK-në edhe në Dragash

Fari Kolloni

Aksident me të lënduar në Dragash

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net