Opoja.net

28 Nëntori festa më e lavdishme e popullit shqiptar

Kosova

28 Nëntori për popullin shqiptar është festa më e lavdishme dhe më e shenjtë, festë që përmban gjithë kuptimin e historisë kombëtare dhe identitetin e një populli, i cili arriti që ëndrrën për liri ta bëjë realitet.

Kështu është thënë në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për shënimin e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku morrin pjesë personalitete të shumta të jetës politike dhe kulturore.

Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se 28 Nëntori është datë e shenjtë për të gjithë shqiptarët.

Kreu i Kuvendit tha se shqiptarët besojnë në vlerat perëndimore të lirive njerëzore, demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

“Në shumë e shumë raste historia ka ditur të jetë e ashpër me ne shqiptarët, por ne ditëm dhe mundëm t’i mbijetojmë stuhive të saj, ditëm të ruajmë emrin tonë, identitetin tonë dhe vizionin e duhur për të ardhmen. Si asnjëherë më parë gjatë historisë, sot shqiptarët janë të sigurt dhe të orientuar drejt si komb. Sot shqiptarët janë zotër të fatit të tyre dhe fati ynë ka një emër të vetëm integrim në familjen e madhe të demokracive perëndimore. Integrimi euro-atlantik i shqiptarëve nuk është vetëm interes gjeopolitik, është shumë më shumë se kaq, është orientim i natyrshëm i një populli, i cili në gjeografi dhe në identitet ka qenë dhe do të mbetet popull evropian. Ne besojmë në vlerat perëndimore të lirive njerëzore, demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Ne duam që këto vlera t’i kemi të përbashkëta edhe me fqinjët tanë, të cilët i respektojmë dhe duam të respektohemi njësoj prej tyre. Ne besojmë dhe punojmë për ta bërë fqinjësinë e mirë identitet të rajonit tonë”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se më 17 shkurt 2008 janë deklaruar shtet sovran dhe i pavarur, e që sipas tij të tillë janë për fqinjët dhe për aleatët.

“Ka pas pyetje, ka dhe do të ketë për shqiptarët, kanë me shtrua pyetje për ne kush jemi, çka bëjmë dhe ku po shkojmë dhe ne vetën e pyesim ndonjëherë. Por, një pjesë të përgjigjeve i dha heroi ynë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i tregoi botës kush jemi që atëherë. Ka shumë të tjerë që kanë dhënë përgjigje për shqiptarët. Kemi dhënë edhe ne në Kosovë me luftën heroike, prinë Adem Jasharit prej UÇK-së, por kanë dhënë edhe burra e gra të zgjedhur të popullit më 17 shkurt 2008. Më 17 shkurt 2008 me vullnetin tonë të lirë jemi deklaruar shtet sovran dhe i pavarur, i tillë jemi për popullin tonë në Kosovë, i tillë jemi për fqinjët, i tillë jemi për aleatët. Kush thotë që nuk pajton me këtë nuk është faji ynë, ne do të mbetemi në të drejtën tonë, për të gjithë ata që na njohin si të tillë. Kuptohet, asnjëherë nuk ndërrojmë nga ajo se flasim shqip e do të flasim shqip gjithnjë”, tha Haradinaj.

Nikoqiri i këtij organizimi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u shpreh se është e vështirë për të bërë një festë në Kosovë që quhet Festa e Flamurit, pasi sipas tij e gjithë Kosova duhet të ishte aty.

“Është tepër e vështirë për të bërë një festë në Kosovë që quhet Festa e Flamurit, sepse e gjithë Kosova duhet të ishte këtu. Është një sallë shumë e vogël për të zënë të gjithë shqiptarinë, për të festuar festën më të lavdishme të kombit tonë ndër vite. Festa e Skënderbeut që për herë të parë solli lirinë në Krujë me 28 Nëntor të vitit 1444, vazhdojmë me festën e plakut të maleve Ismail Qemalit, vazhdojmë me betejën heroike të legjendarit të shekullit tonë i paharruari Adem Jashari. Adem Jashari simbol i simbolit kombëtar, sepse është martiri i fundit, komandanti i fundit që me emrin e tij shkruajti historinë nën ciklin e Skënderbeut për mëmëdheun”, u shpreh ai.

Ai përmendi edhe mbajtjen e mbledhjes së radhës ndërmjet dy qeverive, ku tha se ishte një mbledhje shumë e rëndësishme që u ka dhënë detyra shumë të mëdha, që sipas tij për të plotësuar në radhë të parë procesin në integrimet evropiane po edhe amanetin e dëshmorëve  që dhanë jetën për kombin shqiptar.

Ndryshe, gjatë gjithë ditës sot në Kosovë janë mbajtur aktivitete të ndryshme për shënimin e 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, raporton KosovaPress.

Loading...

Mos i humb

Tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Opoja.net

Kryetari i OVL e UÇK-së: Specialja po e sulmon direct UÇK-në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Opoja.net

46 raste aktive në Pejë, drejtori i Shëndetësisë atje thotë se IKSHPK po i vonon rezultatet

Opoja.net

Veliu emërohet koordinator në luftimin e terrorizmit: Do ta bëjë më të mirën për vendin

Opoja.net

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Opoja.net

Ahmeti: Ministria e Shëndetësisë ka lejuar importin e testeve serologjike të bllokuara në terminal doganor

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net