Opoja.net

5 Arsyet që nuk duhet të ndiheni fajtorë nga pirja e kafesë

Shëndeti

Mund të ndihmojnë në ndërgjegjësimin tuaj mendor

Këtu janë arsyet që shoqërojnë nevojën tonë për kafe çdo herë para një provimi të vështirë, takimi në punë, ose eventeve të mëdhaja. Në moderim, kafeina vepron si një stimulant i butë në sistemin nervor qendror. Kjo mund të përmirësonte performancën e memories në disa raste, në pajtim me studime të shumta. Kafeja mund t’iu ndihmojë të vini në lojë plani tuaj A.

Kjo është një shtytje e madhe e energjisë para një stërvitjeje

Kafeja e zezë pa sheqer është një mënyrë e mirë pa kalori të shumta për të rritur stërvitjet tuaja. Pirja e një filxhani të kafes para se të shkoni në palestër ose në vrapin e mëngjesit, ju do të keni pak ekstra energji. Nëse jeni duke kërkuar për të gjetur motivimin për të goditur palestrën, kjo mund të jetë një zgjidhje e mirë për ju.

Kafeja është një ndihmë natyralë për djegien e yndyrës

Kur kërkoni për suplementet që djegin yndyrën, mund të vëreni diçka: shumica përmbajnë kafe. Kafeja është një ndihmë natyrale për djegien e yndyrës. Cfarë bote të bukur që jetojmë. Sigurisht, kjo nuk aplikon kafen tuaj me ekstra krem dhe dy pompa karameli, por kafja juaj e rregullt mund të jetë një mënyrë e mirë për të filluar mëngjesin. Fatkeqësisht, të pini kafe vetëm nuk është një zgjidhje magjike për humbjen e peshës (edhe pse do të donim të ishte kështu), mirëpo kjo do të ishte një shtytje mjaft e mirë për çdo ndihmë sado të vogël.

Kafeja është një burim i mrekullueshëm i antioksidantëve

Aktualisht kjo është një burim lider i antioksidantëve në dietën e Amerikës së Mesme. Pirja e kafesë mund t’iu ndihmojë të mbroheni kundër sëmundjeve. Ju nuk mund të argumentoni shumë kundër kësaj.

 Kjo vetëm se mund t’iu bëjë më të lumtur

Studimet kanë zbuluar se 2-3 gota të kafes suaj të përditshme mund t’iu ndihmojnë të mendoni më shumë pozitivisht. Nëse nuk ndiheni aq mirë kur zgjoheni, kafeja mund t’iu nxitë të riktheni gëzimin në hapat tuaj. Sigurisht, si shumica e gjërave në jetë, kjo nuk vlen për të gjithë. Kafeina nuk do t’iu ndihmojë nëse keni pagjumësi, dhe kjo gjë mund t’iu shkaktojë ankth nëse jeni të prirur.

Mos i humb

Tri ushqimet që më së miri e pastrojnë trupin nga nikotina

Opoja.net

Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Opoja.net

Çfarë duhet bërë së pari kur të shfaqet dhimbja në kurriz?

Opoja.net

Arsyet pse po ju bien flokët dhe si ta ndalni këtë

Opoja.net

Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!

Opoja.net

Lëngu i kumbullave si kura më e mirë natyrale kundër kancerit të zorrëve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net