Përfundon asfaltimi i rrugës Brrut – Trokan, Prizreni më afër për 5 kilometra

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Të shtunën më 8 shtator, ka përfunduar asfaltimi i pjesës së mbetur të rrugës Brrut – Trokan.

Mbarimin e asfaltimit të rrugës e ka njoftuar kompania përgjegjëse “Renelual Tahiri” përmes një video të shpërndarë në Facebook.

Rruga Brrut – Trokan kishte filluar së ndërtuari në qershor të vitit të kaluar dhe ka një gjatësi prej 4 kilometrave, përcjell OpojaSot.

Rruga Brrut – Trokan

Ky projekt trevjeçar është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe buxhetit të Kosovës i ka kushtuar 450 mijë euro.

Ky segment rrugor është një alternativë e rrugës së vjetër e cila kalon prej Brrutit, në Bellobrad, Zym, Tyrbe e Pllavës dhe së fundmi në Trokan dhe ka një gjatësi prej 9 kilometrash.

Duke pasur parasysh se rruga e vjetër kalon nëpër zona të banuara, rruga e re përveq që është më e shkurtër për 5 kilometra, kalon nëpër një zonë të pabanuar dhe llogaritet që shkurton kohën e udhëtimit nga 8 deri në 10 minuta./Opoja Sot/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-