Opoja.net

7 të vdekur e 156 të infektuar me koronavuris në këtë vend

Rajoni
7 të vdekur e 156 të infektuar me koronavuris në këtë vend

165 të infektuar, 7 viktima dhe 128 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orë në Maqedoninë e Veriut.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, ndërsa numër i madh i rasteve është regjistruar edhe në Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Shtip dhe Ohër.

Në Shkup për herë të parë numri i të shëruar është më i madh se numri i të infektuarve, përkatësisht 71 të infektuar dhe 97 të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 të vdekur, nga dy në Shkup dhe Kumanovë dhe nga një në Strugë, Koçan dhe Negotinë.

Në qendrat e testimit janë kryer 1.454 teste, ndërsa probabiliteti i të infektuarve arrinë në 11.3 për qind. Në ditën e 135 të pandemisë, bilanci i të prekurve arrinë në 6.787, ndërsa i viktimave në 328.

Deri tani janë shëruar 2.876 pacientë. Mbi 3.850 raste janë akoma aktive

Loading...

Mos i humb

Shkup: Negociatat për formimin e qeverisë, larg syve të opinionit

Opoja.net

Pas infektimit me koronavirus, Erion Veliaj niset drejt Turqisë për shërbim

Opoja.net

Koronavirusi mund të shtyjë regjistrimin e popullsisë

Opoja.net

Ky është parashikimi i Bill Gates për fundin e pandemisë

Opoja.net

Komuniteti ndërkombëtar, i brengosur lidhur me projektligjin për UÇK-në

Opoja.net

273 mijë raste të reja në botë me koronavirus brenda 24 orëve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net