Opoja.net

A do ta shkarkoj Bordi i ri Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të KEK-ut?!

Kosova
A do ta shkarkoj Bordi i ri Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të KEK-ut?!

Bordi i Drejtoreve te Korporates Energjetike te Kosoves në mbledhjën e radhës e cila pritet të mbahet të premtën me gjasë do të  marrë vendim për shkarkimin nga detyra të Luigj Imerit, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se shkarkimi i Luigj Imerit, do të bëhet me arsyetimin për shkak të dështimeve dhe për shkak të shkeljes së vendimit të Qeverisë së Kosovës, për udhëtime jashtë vendit.

Javën e kaluar, për shkak të kësaj shkelje u shkarkuan nga detura dy drejtorë të bordit të kësaj mdërmarrje. Ata së bashku me menxhmentin e KEK-ut, të kryesuar nga u.d. kryeshefi Luigj Imeri udhëtuan për në Shqipëri, për hartim të buxhetit për vitin e ardhshëm.

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur po ashtu se Luigj Imerit, i cili u emërua në këtë pozitë pas shkarkimit të Njazi Thaçit nga Qeveria e Albin Kurtit, i ka skaduar mandati prej 6 muajsh sa parashihet me ligj që një person mund ta mbajë një pozitë si ushtruës detyre.

Në vend të Imerit sipas këtyre burimeve po flitet se mund të emrohet Adil Jonuzi, ish drejtori i minierava.

Jonuzi thuhët së mund të ngritët në këtë pozitë për shkak të afërisë me një nga ministrat e LDK-së në Qeverinë Hoti.

Gazeta Blic, ka folur me kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Musa Misini, i cili u emërua ditë më parë me vendim të Qeverisë Hoti.
Misini u shpreh se nuk do të marrin vendim për shkarkimin e Luigj Imerit.
“Nuk e komentoj shkuarjen apo jo në Shqipëri, nuk e di për këtë. E sa i përket shkarkimit ose mbarimit te mandatit të tij, asnjëra nuk do të ndodh. As nuk do të shkarkohet e as nuk i mbaron mandati. Të dyja janë spekulime”, ka thënë Misini.

The post A do ta shkarkoj Bordi i ri Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të KEK-ut?! appeared first on FaktePlus.

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me Covid në Kosovë

Opoja.net

Banka Botërore ndan 10 milionë euro për të varfërit në Kosovë

Opoja.net

Kur mund të tërhiqen paratë? Flasin nga Trusti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net