Opoja.net

A do të ketë nesër masa të shtuara? – Flasin nga Policia e Kosovës

Kosova
A do të ketë nesër masa të shtuara? – Flasin nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e nesër e cila shënon edhe festën e Fitër Bajramit, nuk do të ketë orë policore dhe se lëvizja e qytetarëve do të bëhet në bazë të numrit të letërnjoftimit sic është përcaktuar nga Ministria e Shëndetsisë.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se nuk do të ketë ndryshime dhe se do të vazhdojnë me masat e njëjta edhe ditëve në vazhdim.

Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante.

“Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus të ri COVID-19, ka hartuar me kohë urdhrin operativ policor të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”. Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim. Policia e Kosovës bazuar në urdhërin operativ që ka në implementim do të vazhdoj në realizimin e përgjegjësive dhe detyrave të saja edhe ditëve në vazhdim”, ka thënë Hoxha për Insajderin.

Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante.

Edhe nga Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur për Insajderin se nuk do të ketë masa shtesë, por vetëm ato që janë në fuqi.

“Festa e Bajramit të Madh është ditë festive dhe aludimi në masa të tjera përveç atyre që janë në fuqi dhe që vlejnë për të gjithë nuk është i drejtë”, ka thënë MSH-ja.

Ndërsa, nga Bashkësia Islame e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka bërë thirrje që të mos ketë vizita te njëri – tjetri si herave të tjera. Kjo për shkak të situatës së pandemisë që është krijuar në pothuajse mbarë botën

“Bashkësia Islame ka bërë thirrje që të mos ketë vizita te njëri-tjetri gjatë ditëve të Fitër-Bajramit, me qëllim që të ruhet shëndeti në situatën e pandiemisë dhe respektim të masave kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e BIK-ut. /Insajderi.org

Loading...

Mos i humb

Tërheqja e 10 %, vjen një njoftim i rëndësishëm nga Trusti

Opoja.net

Viktima e tretë sot, vdes një 83 vjeçare nga Fushë Kosova

Opoja.net

Fakulteti i Mjekësisë ‘pushtohet’ nga koronavirusi, disa profesorë rezultojnë pozitivë

Opoja.net

Vdes një kosovar në plazhin e Durrësit

Opoja.net

UNDP sjell edhe 20 ventilatorë si ndihmë për Kosovën kundër pandemisë

Opoja.net

Rritja e numrit të vdekjeve nga koronavirusi, reagon presidenti Thaçi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net