Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: A do të shkaktojë pandemia e Coronavirusit një valë të nacionalizmit ushqimor?
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
17 August, 2022
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
17 August, 2022
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
17 August, 2022
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
17 August, 2022
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
17 August, 2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Ekonomi

A do të shkaktojë pandemia e Coronavirusit një valë të nacionalizmit ushqimor?

Opoja.net
Opoja.net 7 April, 2020
Ndaje
A do të shkaktojë pandemia e Coronavirusit një valë të nacionalizmit ushqimor?
Ndaje

Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të siguruar furnizime për popullatën e tyre. Kufijtë për eksporte mund të jenë veçanërisht të dëmshëm për vendet e varfra që mbijetojnë me importe.

Disa eksportues të grurit, duke përfshirë Rusinë dhe Kazakistanin, po marrin një kthesë nacionaliste duke kufizuar ose planifikuar të kufizojnë eksportet për të siguruar furnizime të mjaftueshme për popullsinë e tyre. Kjo kur COVID19 vazhdon të prishë rrjedhat e tregtisë dhe mban të bllokuar më shumë se 2.5 miliardë njerëz.

Kufizimet e eksportit ndërmerren në sfondin e blerjes në panik, që i ka lënë supermarketet me rafte të zbrazëta, jo për shkak të mungesës së furnizimeve, por pengesave logjistike të krijuara nga masat për të frenuar pandeminë.

Ekspertët druhen se kufizimet në eksportet e grurit dhe miellit të grurit mund të çojnë në çmime më të larta të artikujve bazë si buka, duke rezultuar vdekjeprurëse për shumë nga vendet më të varfra në Afrikë, që mbështeten në ushqimin e importuar. Çmimet e larta të bukës dihet se kanë shkaktuar trazira dhe kanë shkaktuar paqëndrueshmëri politike, veçanërisht në Afrikë.

Më poshtë është një listë e vendeve që kanë frenuar ose janë në procesin e frenimit të eksporteve të produkteve ushqimore bazë për të siguruar furnizime të qëndrueshme për shtetasit e tyre, pasi po vazhdon përhapjen pandemia e Coronavirusit.

Serbia

Ky shtet i Evropës Lindore ka ndaluar eksportin e vajit të lulediellit dhe mallrave të tjera, si masë paraprake.

Rusia

Eksportuesi më i madh në botë i grurit dëshiron të kufizojë eksportet e grurit për të mbrojtur furnizimin brenda vendit, pasi pandemia e virusit Corona po ndikon në zinxhirët e furnizimit në të gjithë botën. Ministria ruse e Bujqësisë ka propozuar të kufizojë eksportet e disa drithërave, përfshirë grurin, në 7 milionë tonë për muajt prill-qershor.

Në një kohë kur ky propozim, i cili duhet të nënshkruhet nga kabineti, është në përputhje me fundin e sezonit, kjo ka ngjallur shqetësime te tregtarët se Moska mund të vendosë kufizime të mëtejshme për eksporte, siç ka bërë në të kaluarën për t’u përballur me çmime të larta të grurit në vend ose me korrje të dobëta.

“Është një gjest simbolik, por shqetësues. A është ky një hap i parë në përpjekjen për të ulur eksportet, për të ruajtur furnizimet e veta ushqimore të Rusisë, në kohën e Coronavirusit? Ky është shqetësimi”, i tha një tregtar evropian Reutersit.

Ukraina

Në fqinjën e Rusisë, në Ukrainë, një eksportuese e madhe e grurit dhe e vajrave vegjetalë, qeveria po monitoron eksportet e grurit çdo ditë dhe ka thënë se do të marrë masa të përshtatshme, nëse kërkohet. Qeveria e Kievit është përballur me kërkesa nga furrat e bukës për të frenuar eksportet e grurit dhe për të parandaluar që çmimet e bukës të rriten, po të përkeqësohet kriza e virusit Corona.

Kazakistani

Kazakistani ka ndaluar eksportet e miellit të grurit, hejdës, sheqerit, vajit të lulediellit dhe të disa perimeve, përfshirë karotat dhe patatet, të paktën deri më 15 prill, ndërsa kërkon të krijojë stoqe për t’u marrë me emergjencën e virusit Corona. Ky vendi i Azisë Qendrore, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të miellit të grurit, është një furnizues vendimtar për shtetet siç janë Uzbekistani dhe Afganistani. Ndalimi i miellit të grurit mund të prekë kompanitë e bukës në të gjithë botën.

Vietnami

Ky vend i Azisë Juglindore, i cili deri tani ka arritur të kufizojë përhapjen e Coronavirusit, javën e kaluar pezulloi përkohësisht kontratat e reja të eksportit të orizit. Eksportuesi i tretë më i madh në botë i orizit tha se po shqyrtonte nëse kishte furnizime të mjaftueshme në vend për të përballuar pandeminë. Filipinet, Kina dhe vendet e Afrikës janë ndër blerësit më të mëdhenj të orizit të Vietnamit.

“Kjo veprim nga Vietnami ka tërhequr shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar. Nëse vendet eksportuese të ushqimeve fillojnë të kufizojnë furnizimet për të siguruar nevojat e tyre ushqimore, ky do të ishte shqetësim shumë i madh”, tha një tregtar evropian i orizit. /Deutsche Welle/

The post A do të shkaktojë pandemia e Coronavirusit një valë të nacionalizmit ushqimor? appeared first on Telegrafi.

173

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?



Opoja.net 7 April, 2020
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Mërgimtarit ia bëjnë shkrumb e hi veturën luksoze në Dragash, dyshon se dikush ia dogji për hakmarrje
Opoja

Mërgimtarit ia bëjnë shkrumb e hi veturën luksoze në Dragash, dyshon se dikush ia dogji për hakmarrje

16 August, 2022
Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
Opoja

Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë

15 August, 2022
Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person
Opoja

Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person

15 August, 2022
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Sport
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
Kosova
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
Kosova
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
Kosova

Ju gjithashtu mund të lexoni

​Kosova me mbi 25 përqind më shumë turistë sesa vitin e kaluar
Ekonomi

​Kosova me mbi 25 përqind më shumë turistë sesa vitin e kaluar

4 Min. Leximi
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Ekonomi

Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti

2 Min. Leximi
Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
Ekonomi

Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët

1 Min. Leximi
E dini si vilen boronicat: Kjo temë ka krijuar habi në rrjetet sociale
Ekonomi

E dini si vilen boronicat: Kjo temë ka krijuar habi në rrjetet sociale

1 Min. Leximi

Blogu i ditës

Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
17 August, 2022
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
17 August, 2022
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
17 August, 2022
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
17 August, 2022
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
17 August, 2022
Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?