Opoja.net

A duhet të laget brusha e dhëmbëve para se të qitni pastën?

Shëndeti

Më në fund kemi përgjigjen e duhur

A e lagni brushën e dhëmbëve para se të filloni t’i lani dhëmbët? Kjo ishte pyetja me të cilën një femër ka bërë kaos në Twitter, transmeton Telegrafi.

Gjykuar sipas shumicës të cilët janë përfshirë në debat, disa njerëz dëshirojnë t’i lajnë dhëmbët me brushë të thatë, ndërsa disa më parë e qesin pastën, e lagin brushën dhe vetëm atëherë fillojnë t’i lajmë dhëmbët.

Mirëpo, a ekziston mënyra e duhur apo të gjitha këto opsione janë plotësisht në rregull?

Përgjigje ka dhënë dr. Mitali Hariavala:

– Më parë duhet ta lani brushën me ujë për ta pastruar dhe “zbutur”, sepse më mirë ngjitet për brushë dhe nuk bie me rastin e larjes së dhëmbëve, shpjegon Mitali dhe shton:

– Kur në brushë të lagur qitni pastën e dhëmbëve në madhësinë e kokrrës së bizeles, edhe njëherë shpejt lageni.

Kjo “larje” e dytë do të aktivizojë pastën e dhëmbëve ashtu që do të shtojë tretshmërinë dhe do të bëjë që më mirë të ngjitet në brushë në mënyrë që të shkrihet kur e futni në gojë.

Përzierja e drejtpërdrejtë e ujit dhe e pastës nuk rekomandohet, sepse mund të zvogëlojë efektin e vet. /Telegrafi/

Mos i humb

Përse meshkujt nuk duhet ta mbajnë telefonin në xhepin e pantallonave

Opoja.net

Mungesa e vitaminës D, sulme të fuqishme astmatike

Opoja.net

Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?

Opoja.net

Dy shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të hekurit

Opoja.net

Katër përfitimet shëndetësore të cilat i sjellin video-lojërat

Opoja.net

Pse është e dëmshme për shëndetin nëse ankoheni çdo ditë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net