Opoja.net

A duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me Covid-19, flasin nga OBSH

Shëndeti
A duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me Covid-19, flasin nga OBSH

OBSH me studim të ri rreth asaj se a duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me Covid-19.

Nënat e reja të infektuara me COVID-19 duhet të vazhdojnë ushqyerjen me gji dhe nuk duhet të ndahen nga foshnjat e tyre. Kjo është deklarata e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), këtë të premte duke shtuar se përfitimet e ushqyerjes me gji kalojnë çdo rrezik.

Shefi i OBSH’së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një konferencë virtuale për shtyp, se agjencia shëndetësore e SHBA’ve ka hetuar në lidhje me rreziqet që nënat mund të transmetojnë te foshnjat e tyre kur i ushqejnë ato me gji.

“Ne e dimë që fëmijët janë me rrezik relativisht të ulët ndaj COVID-19, por janë në rrezik të lartë nga shumë sëmundje dhe kushte të tjera që i parandalon ushqyerja me gji”, – thotë ai.

“Bazuar në provat e dhëna, këshillat e OBSH-së janë që përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik potencial të transmetimit të COVID-19”, – shtoi ai.

Anshu Banerjee, këshilltari i lartë i OBSH-së për shëndetin riprodhues dhe përgjegjës në studim, tha se deri më tani, virusi i gjallë që shkakton COVID-19 nuk është gjetur në qumështin e gjirit.

“Nënat me COVID-19, të dyshuara ose të konfirmuara, duhet të vazhdojnë ushqyerjen me gji dhe të mos ndahen nga foshnjat e tyre, përveç rasteve kur nëna nuk është shumë mirë me shëndet”, – përfundon Tedros.

Loading...

Mos i humb

Shkencëtarët zbulojnë pikën e dobët e coronavirusit

Kushtrim Guraj

Studimi i ri: Ftohja e zakonshme mund të forcojë imunitetin kundër koronavirusit

Kushtrim Guraj

Zbulim i ri, këto janë simptomat pas shërimit nga koronavirusi

Kushtrim Guraj

“Nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit”

Kushtrim Guraj

Rusia thotë se në shtator nis prodhimin masiv të vaksinës kundër Covid-19

Kushtrim Guraj

Kështu e “merr peng trupin” koronavirusi

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net