Abazi: Qeveria Hoti paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekzistencën e shtetit

Kosova
Abazi: Qeveria Hoti paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekzistencën e shtetit

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi nuk i kursen kritikat ndaj qeverisë Hoti.

Ai në një shkrim të radhës në Facebook ka akuzuar Qeverinë Hoti se është jo legjitime dhe po tregohet inferiore ndaj Serbisë.

Madje thotë se Qeveria Hoti paraqet edhe rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekzistencën e vet shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë i Abazit, pa ndërhyrje:

Trojet janë tkurrur historikisht, resurset janë marrë, muhaxhirëve u janë harruar dhimbjet, viktimave të luftës së fundit u është ndalur zëri, patriotet janë vrarë, gazetarët janë eliminuar e janë harru, është shitë “dushk për gogla”, dhe kjo ka ndodhur sa herë që kemi pasur njerëz të ligë në krye, e njerëz pa legjitimitet qytetar.

Krimi dhe gjenocidi serb nuk mundet të barazohet kurrë me sakrificën sublime për liri dhe pavarësi. Historia e krimit nuk mund të bashkëjetojë në një fjali me historinë e heroizmit dhe kontributit të gjeneratave të kombit tonë.

Kjo qeveri jo legjitime dhe këta njerëz të pa kurriz e inferior ndaj Serbisë janë rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekzistencën e shtetit. Njëra palë është fosil i sistemit jugosllav e tjetra është mashë e agjendës serbe në Ballkan.

Eliot Engel më 28 tetor do jetë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për Kosovën

Kushtrim Guraj

Përmes këtyre procedurave u vodhën dy milionë euro nga Thesari i Kosovës

Opoja.net

Aksion masiv i Policisë në qendër të Prizrenit, 13 persona nën pranga

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net