Opoja.net

Adobe me sistem që bashkon realitetin virtual, me hapësira apo objekte reale

Teknologji

Deri në fund të vitit, kompania Adobe do të sjellë tri aplikacione të ndryshme, që i përkasin një epoke të re të kreativitetit.

Në mesin e tyre, do të jetë edhe Project Glasswing, që do të shërbejë si një lloj shtrese Photoshopi, që mund të ndryshojë pjesë të ndryshme, vetëm me kalimin e gishtit nëpër ekran, transmeton Telegrafi.

Me vendosjen e një objekti në anën tjetër të pajisjes transparente, shfrytëzuesit do kenë mundësi të bëjnë ndryshimin si të ngjyrave, aksesorëve apo edhe të pjesëve tjera.

Produkti i finalizuar ashtu si ka pasur dëshirë klienti, më pas mund të hyjë në prodhim si i përsonalizuar dhe shumë ndryshe nga të tjerat.

Deri më tani, konsiderohet se ky sistem që bashkon realitetin virtual, me hapësirat apo objektet reale, do të vendoset në qendra të ndryshme tregtare dhe prodhuese.

Varësisht nga kërkesa, Project Glasswing mund të vendoset edhe nëpër pika turistike, muze apo ekspozita që ta lehtësojë punën e shoqëruesve, me shërbime shumë më të mira. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Instagram ua mundëson përdoruesve të raportojnë informatat e rrejshme

Opoja.net

Të rinjtë shqiptarë krijojnë platformën Kswallet, ofron mikrotransaksione të monedhave digjitale

Opoja.net

E mbushni telefonin në laptop? Kjo është ajo që po rrezikoni

Opoja.net

YouTube Originals do të jetë pa pagesë nga shtatori

Opoja.net

Janë shfaqur imazhet e GoPro Max, ende të pa lansuar

Opoja.net

Apple mund ta lansojë iPhone 11 me dhjetë shtator

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net