Afaristi Piraj shtron iftar për personalitete të ndryshme të jetës politike e kulturore

Kosova

Afaristi nga Pllava, Burim Piraj, të premten ka shtruar një iftar për personalitete të ndryshme të jetës politike e kulturore, shkruan Opoja Sot.

Përmes një postimi në Facebook, Piraj ka falënderuar pjesëmarrësit për respektin që i kanë bërë duke i ardhur në konak.

“E falënderoj secilin nga të pranishmit veç e veç për respektin dhe nderin që më kanë bërë sonte, miqësinë e këtyre njerëzve të mirë do ta ruaj si dritën e syve të mi!” ka shkruar ndër të tjera Piraj në mesazhin e tij falënderues.

Ndër të pranishmit VIP që ranë në sy ishin: Kryetari i Junikut,  Agron Kuçi, kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, imami i Drenasit, Osman Musliu, profesorët universitar, Milazim Krasniqi e Fadil Maloku, zyrtari i BIK, Fitim Flugaj, gazetari i Zekerija Shabani, dilomati Lulzim Rifaj, etj./Opoja Sot/

Zemaj: Po shqyrtohet mbyllja e kufijve dhe kufizim i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19

Opoja.net

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net