Opoja.net

Agim Ademi i ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve

Sport

Madridi është kryefjala e futbollit evropian në këtë fundjavë.

Stadiumi “Wanda Metropolitano” do të jetë arena e përballjes së dy skuadrave angleze, Tottenham – Liverpool, të cilat të shtunën në mbrëmje do të diskutojnë trofeun më të çmuar të futbollit evropian në nivel të klubeve – atë të Ligës së Kampionëve.

E në kryeqytetin spanjoll në mesin e mysafirëve të shumtë të UEFA-s është edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili do ta ndjekë nga afër këtë finale të madhe, së bashku me homologët e tij nga federatat e tjera anëtare të UEFA-s, por edhe personalitete tjera të shquara të futbollit.

Gjatë qëndrimit në Madrid, presidenti Ademi krahas shoqërimit me dy presidentët e federatave simotra, FSHF-së dhe FFM-së, Armand Duka e Muhamed Sejdini, ka zhvilluar edhe takime dhe biseda edhe me shumë kryetarë nga federatat e tjera si dhe me shumë njerëz të futbollit evropian. /Telegrafi/

Mos i humb

Agjenti i Unitedit e ndoqi Vedat Muriqin ndaj Anglisë, raporte pozitive për të

Opoja.net

Çekët ndryshojnë mendje, ndeshjen ndaj Kosovës e zhvendosin nga Praga në Plzen

Opoja.net

Valon Berisha në formacionin e javës në Evropë

Opoja.net

“Gazzetta dello Sport” e përfshin Kosovën te “Hirushet”, që ëndërrojnë kualifikimin në Euro 2020

Opoja.net

Keane: Angli-Kosovë ndeshje e mrekullueshme, në pjesën e dytë anglezët mezi prisnin të mbaronte takimi

Opoja.net

Shkrimi special i The Telegraph: Rrëfimet e katër shqiptarëve nga Kosova që ishin për të shikuar ndeshjen

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net