Opoja.net

Agjencia e Ushqimit asgjëson 21 tonë mish në depon e Bashkësisë Islame

Kosova

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar rreth 21 tonë mish, lloji i gjedhit në një depo të Bashkësisë Islame të Kosovës.

AUK pas kontrollit në BIK ka konstatuar se mishi i cili gjendej në depo ishte prishur dhe se nuk i plotëson kushtet për konsum.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i AUK, Lamir Thaçi.

Ai ka thënë se inspektorët kanë kontrolluar mishin në depot e BIK-ut, dhe kanë vlerësuar se mishi nuk është ngrirë në kohë.

“Kapaciteti ftohës i depos nuk ka arritur që të ngrijë mishin në temperaturën e nevojshme ruajtëse dhe si pasojë ka ardhë deri tek kontaminimi apo prishja e mishit. Nga kontrolli fizik dhe organoleptik është konstatuar se mishi ka filluar të ndërrojë ngjyrë, disa nga paketimet kanë pasur rrjedhje gjaku, që dëshmon se mishi është shkrirë e ri-ngrirë dhe ka filluar të kundërmojë erë (ka filluar procesi i putrifikimit)”, ka thënë zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi.

Thaçi shtoi se vendimi për asgjësimin e mishit është marrë bazuar në të gjeturat gjatë kontrollit.

“Bazuar në ligjet në fuqi dhe procedurave standarde të kontrollit, bazuar në të gjeturat e lartëcekura, inspektorët kanë vendosur që të bëhet asgjësimi i gjithë sasisë prej 21 tonë për shkak sepse nuk i plotëson kushtet për konsum”, pohoi ai. /Telegrafi/

Mos i humb

Vazhdon moti i ngrohtë edhe në fundjavë

Kushtrim Guraj

AKB dhe ATK në shërbim të biznesit dhe prodhuesit vendës

Kushtrim Guraj

Taksa dhe zgjedhjet, pengesë për aplikim në OBT

Kushtrim Guraj

Haradinaj takon Luan Krasniqin

Kushtrim Guraj

Kalueshmëria në Provimin e Maturës në afatin e gushtit është 60.9 përqind

Kushtrim Guraj

Diplomojnë 416 kadetë të rinj në polici

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net