Agjenda e Komunës së Dragashit me rastin e shënimit të 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ky program nis nga data 16 shkurt, në të gjithat shkollat fillore të Komunës së Dragashit do të mbahën aktivitete letrare me prozë, poezi, ese etj. Ndërsa në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në sallën e edukatës fizike organizohen finalet në volejboll për femra dhe futboll për meshkuj.

Me datën 17 shkurt, ditë e premte me fillim në ora 10:00 në sallën e kuvendit komunal në Dragash mbahet akademi solemne kushtuar ditë së pavarsisë, dhe më pas do të behën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buqe. Në orën 12:00 në sheshin “Adem Jashari” me programet e tyre artistike do të prezentohen shoqerit kulturo-artistike dhe këngëtar nga treva e Opojës.

Jeni të ftuar për pjesëmarrje nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, me drejtorin Sadrija Beadini. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-