Opoja.net

Ahmetaj: Janë hapur 173 mijë vende pune

Shqipëria
Ahmetaj: Janë hapur 173 mijë vende pune

Ministri i Financave Arben Ahmetaj prezantoi raportin mbi zhvillimet në ekonomi duke u ndalur te viti 2015 dhe pritshmërisë për 2016-n.

Ai theksoi se vendi e ka lënë pas krizën ekonomike pas dy vitesh ku u deshën të paguheshin 700 miliardë borxhe. “Rritja ekonomike e vitit 2015 është 2,62%. Ka qenë e vështirë për ne pasi në dy vite paguam gati 700 miliardë borxhe, morëm një faturë të thellë, pra rritja ekonomike ishte 0,5% më e lartë se rritja mesatare e rajonit”.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Kreu i Financave shtoi se edhe gjatë 2016-ës rritja do vijojë dhe objektiv është ulja e borxhit. “Në 2016 rritja do vijë nga investimet vendase dhe të huaja por edhe nga kërkesa e brendshme”.

Ndërsa parashikimet e opozitës për ditë të zeza në ekonomi, Ahmetaj i cilësoi si qëndrime emocionale dhe jashtë kontekstit. Ministri vuri në dukje ndër të tjera rezultatet që ka pasur beteja kundër informalitetit, e cila ka hyrë në një fazë të dytë.

“Të ardhurat në buxhet janë rritur, jemi duke bërë realitet atë që kemi thënë, qeveri e përgjegjshme që nuk krijon borxh të ri. Në 2016 do kemi bilance primare pozitive +0,3”, shtoi ai.

Sa i takon punësimit, Ahmetaj thotë se qeveria është shumë pranë kapjes së premtimit për 300 mijë vende pune.“Janë hapur 173 mijë vende pune gjatë periudhës dy vjeçare në pushtet, jemi shumë afër mbajtjes së premtimit për 300 mijë vende pune. Jam i bindur që ky vit do jetë vendimtar”.

Fjalimi i plotë i Ismail Qemalit për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Opoja.net

Besimtari mysliman rrëfen historinë e rëndë: Ia nxorën nënën me Covid dhe ia çuan në morg, i biri e gjeti me pulsin që i rrihte

Opoja.net

Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Nuk do të mbyllim kufijtë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net