Opoja.net
Meka Mish

Ai është gati!

Milot Rashica është gati për dy net magjike në stadiumin “Fadil Vokrri”.

22-vjeçari nga Vushtrria, Milot Rashica, është duke shkëlqyer në Bundesliga, raporton Gazeta Express.

Talenti i Kosovës nuk e nisi mirë aventurën te Werder Bremen, ku u transferua nga Vitesse në janar të vitit 2018.

Ai e kishte të vështirë të gjejë vend në formacion në muajt e parë te klubi gjerman, po ashtu edhe në fillim të sezonit 2018/19.

Por, gjithçka ka ndryshuar në vitin 2019.

Në dhjetor të vitit 2018, trajneri, Florian Kohfeldt, kishte thënë: “Rashica është një lojtar shumë i talentuar dhe do të jetë yll i kësaj skuadre. Ai ka hasur në vështirësi që të adaptohet në fillim, por dalëngadalë po e gjen veten. Në vitin 2019 do të ketë më shumë minuta”.

Rashica po i merr ato minutat e premtuar nga Kohfeldt dhe ndeshje pas ndeshje po e shpërblen besimin e trajnerit.

Në nëntë ndeshje në vitin 2019, ai ka shënuar 7 gola dhe është në një formë mbresëlënëse para përballjeve që Kosova i zhvillon me Danimarkën (21 mars) dhe Bullgarinë (25 mars).

Së bashku me Zenelin dhe Muriqin në sulm, Rashica do të tentojë që të japë më të mirën dhe të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt “Euro 2020”. /Gazeta Express/

Gjiganti

Mos i humb

Fansat nisin një fushatë për Vedat Muriqin: Eja në Fanerbahçe

Opoja.net

Chelsea do ta shkarkojë Maurizio Sarrin, legjenda Frank Lampard trajner i ri?

Opoja.net

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net