Opoja.net

Ajri i ndotur, shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve të parakohshme

Shëndeti

Ditët e fundit përsëri është raportuar për ndotjen e lartë të ajrit në Kosovë, sidomos në kryeqytet.

Ajri i papastër është forma më vdekjeprurëse. Ai është shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve të parakohshme.

Kjo i kushton ekonomisë globale qindra miliarda dollarë çdo vit në orë pune të humbura. Studimi “Kostoja e Ajrit të Ndotur: Forcimi i Bindjes Ekonomike për Veprim”, është kryer nga Banka Botërore dhe Instituti i Matjes dhe Vlerësimit të Shëndetit, shkruan KP.

Ky studim thekson se rreth 90 për qind e popullsisë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, janë të ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme të ndotjes së ajrit.

Në vitin 2013 mbi 5 milionë njerëz gjetën vdekjen nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur jashtë dhe brenda shtëpive. Kanceri i mushkërive, çrregullime kronike pulmonare dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, janë të lidhura me ajrin e ndotur.

Ai mund të kontribuojë gjithashtu në sëmundjet kardiovaskulare. Ajri i ndotur mund të dëmtojë veçanërisht rëndë fëmijët, të moshuarit apo kategoritë e njerëzve që përballen me probleme shëndetësore.

Loading...

Mos i humb

E konfirmojnë ekspertët: Kornoavirusi bartet edhe përmes ajrit

Kushtrim Guraj

Pulat mund të shkaktojnë një pandemi të re, 100 herë më të keqe se Koronavirusi

Kushtrim Guraj

Ja pse është shumë e rëndësishme të vendosim maska kur dalim në publik

Kushtrim Guraj

Çka është Remdesiviri dhe pse po e kërkojnë të gjithë?

Kushtrim Guraj

A duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me Covid-19, flasin nga OBSH

Kushtrim Guraj

Zbulim i ri: Versioni i ri i Covid-19 përhapet shpejt, por nuk është i rëndë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net