AKK-ja kërkon të rivlerësohen listat refuzuese të subvencioneve

Natyra
AKK-ja kërkon të rivlerësohen listat refuzuese të subvencioneve

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë rishikim dhe vlerësim të listave refuzuese për subvencione për disa fermerë në vend.

Në letrën e tyre thuhet se fermerët kosovarë kanë pësuar humbje në aspektin financiar, për shkak të pandemisë, pasi sipas tyre, produktet e tyre nuk kanë mundur t’i plasojnë në tregje apo t’i eksportojnë jashtë vendit.

AKK ka vlerësuar se pasojat nga vështirësitë e krijuara nga situata me COVID-19 kanë ndikuar në investimet e bëra nga fermerët, e të cilat investime nuk kanë rezultuar në fitim për ta.

“Fermerët e komunave të Kosovës ashtu siç është paraparë me Udhëzimin Administrativ 03/2018 kanë aplikuar për pagesa direkte – subvencione të cilat si procedurë kryhen në komuna, respektivisht në drejtoritë përkatëse komunale. Zyrtarët komunalë nga evidencat dhe vizitat e tyre në teren këtë vit kanë vërejtur një rënie të numrit të aplikacioneve në komuna. Komunat gjithashtu kanë identifikuar që fermerët lider dhe një numër i tyre edhe pse fermer më të mirë, për arsye të ndryshme tani gjenden në listën e zezë duke u bazuar në raportet e inspektorëve të MBPZHR-së”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, ka fermerë që nuk i njohin mjaftueshëm procedurat burokratike të shfrytëzimit të së drejtës për ankesë dhe rrjedhimisht ndodhen në listën e zezë të ministrisë.

AKK thotë se si pasojë fermerët janë përjashtuar më shumë se sa për vitin aplikues.

“Duke pasur parasysh argumentet e lartëcekura, ne si AKK kërkojmë nga Ju që të bëhët një rishikim i kritereve dhe rivlerësim i këtyre listave në mënyrë që të i’u ndihmohet fermerëve që të kalojnë vështirësitë e krijuar për veprimtarinë e tyre me probleme shtesë të krijuara edhe nga pasojat e pandemisë”, thuhet në letrën e tyre.

Kosova punon vetëm 44.8 % të tokës

Opoja.net

ASK-ja tregon sa ka tokë bujqësore në Kosovë dhe me çka mbillet ajo

Opoja.net

OAK kërkon nga Ministria e Bujqësisë rritjen e subvencioneve për peshk

Opoja.net

Mustafa: Do të vazhdojmë përkrahjen për prodhuesit vendor

Opoja.net

​MBPZHR premton përkrahje për sektorin e përpunimit të mishit në tejkalimin e situatës me COVID-19

Opoja.net

​53 milionë euro grante për bujqit kosovarë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net