Opoja.net

“Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës“

Kosova
“Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës“

Wesley Clark thotë se ktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës.

Po vazhdojnë reagimet dhe opinionet e personaliteteve të ndryshme vendore e ndërkombëtare lidhur me zhvillimet aktuale që kanë të bëjnë me aktakuzat e Speciales ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Kështu, ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Ëesley Clark, i cili kishte udhëhequr fushatën e bombardimeve, ndaj caqeve serbe në vitin 1999, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit.

“Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara”, theksoi gjenreali Ëesley Clark në RTK.

“Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë”, shtoi gjenerali Clark.

Sa i përket aktakuzave të Gjykatës Speciale, gjenerali Clark deklaroi se “nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, megjitahtë, sipas tij, shihet se është një vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas.”

Njeriu që e udhëhoqi operacionin e NATO-s në bombardimin e caqeve serbe në Kosovë, më 1999, i cili gjatë një vizite në Kosovë, Thaçin e kishte quajtur hero, tani kujton takimin e parë me ish-Drejtorin Politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.

“Presidenti Thaçi ka qenë lider i UÇK-së, të cilin e kam takuar së pari në Rambuje, derisa vijonin ngegociatat, në shkurt të vitit 1999. Atje jam takuar edhe me udhëheqës tjerë të UÇK-së.”, ka deklaruar mes tjerash gjenerali Clark.

Loading...

Mos i humb

Veterani i UÇK-së ndalohet nga Policia turke pasi Serbia ka dërguar emirin e tij në Interpol

Opoja.net

Qytetarët të shqetësuar, publikohen pamjet të reja të xhandarmërisë serbe duke patrulluar në Kosovë

Opoja.net

Do të sanksionohen personat që thonë se nuk ka virusi, vjen reagimi nga Labi

Opoja.net

Situata me koronavirus në vendin tonë: 3.961 raste aktive dhe 303 të vdekur, mbi 400 pacientë të hospitalizuar

Opoja.net

Ministri i Shëndetësisë nesër do të vizitoi Bujanocin dhe Preshevën

Opoja.net

Votohet në shqyrtim të parë projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net