Opoja.net

Aktivitete rinore në Sharr, Ekspozitë në Muzeun Etnologjik

Kultura Opoja
Aktivitete rinore në Sharr, Ekspozitë në Muzeun Etnologjik

Në mesin e shumë aktiviteteve rinore të zhvilluara këtë pranverë, në Qendrën Rinore “Avoko” në Dragash, për disa muaj funksionoi edhe Seksioni i Artit Figurativ. Në  këtë seksion aktivitete të mësimit dhe krijimtarisë nga artet pamore zhvilluan pesëmbdhjetë të rinjë, nxënës nga shkolla e mesme dhe të klasëve të nënta. Seksioni është udhëhequr nga Ibrahim Skenderi krijues figurativ dhe letrar.

Si rezultat i punës së tyre u organizua edhe një Ekspozitë në lokalet e Muzeut Etnologjik në Dragash.

Sikur mësuam nga Jeton Qengaj, koordinator i Qendrës Rinore, Ekspozita do të jetë pjesë shoqëruese e Programit artistik të përgatitur me vijues të Grupit të Dramës të udhëhequr në Ismet Lecaj dhe atij të valleve të përgatitur në Fejsal Shaqiri.

I tëri ky aktivitet është mbështetur materialisht nga Ambasada Zvicërrane, nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës dhe nga Kryetari i Komunës së Sharrit.

Programi do të jetë i shfaqur më 16 qershor në Shtëpinë e Kulturës “A. Gërdellaj” duke filluar nga ora 10:oo, kurse Ekspozita është e hapur në lokalet e Muzeut Etnologjik, pranë Shtëpisë së Kulturës në Dragash.

© Opoja.net

Ujku filmohet shumë pranë fshatrave të Opojës

Opoja.net

Drejtoria e Arsimit në Dragash zgjat edhe për pesë ditë konkursin për bursa

Fari Kolloni

Laurat Krasniqi: LDK-në nuk e kam përfshirë në skandalin e punësimeve, sqaroni problemet me partnerët e koalicionit

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net