Albian Ajeti te Real Madridi

Sport
Albian Ajeti te Real Madridi

Supertalenti kosovar, Albian Ajeti, shumë shpejt pritet të bëhet lojtari më i ri i gjigantit evropian, Real Madrid.

Sulmuesi 19-vjeçar, i cili nga fillimi i vitit është pjesë e Augsburgut në Gjermani, këtë javë do të kompletojë kalimin te ekipi i parë i kampionit të Evropës.

Burime të Koha.net kanë konfirmuar se zyrtarë të klubit të “Mbretërve” i kanë ofruar kontratë sulmuesit të ri, ndërsa një gjë të tillë ka bërë edhe klubi gjerman duke i ofruar pagë shumëfish më të majme se që ka aktualisht vetëm që ta mbajë në ekip.

“Zyrtarë teknikë të klubit të Real Madridit i kanë paraqitur kushtet e kontratës klubit të Augsburgut, të cilët më pas i kanë ofruar kontratë të re, shumë më të mirë, Ajetit. Por, ai është i interesuar që të nënshkruajë me klubin spanjoll”, ka thënë burimi i Koha.net, i afërt me zhvillimet.

Ajeti tani pritet që brenda pak ditësh të niset drejt Madridit për të finalizuar kalimin dhe për t’u bërë futbollisti i ri i ekipit të Zinedine Zidanet, i cili kohë më parë kishte parë talentin e Ajetit në një turne për të rinjtë në Evropë.

Ajeti në fillim të janarit kishte nënshkruar kontratë katër vjet e gjysmë me Augsburgun pas largimit nga Baseli.

Ai është vëllai i mbrojtësit të njohur të kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, i cili pas performancës së mrekullueshme në Evropianin 2016 nënshkroi kontratë me Torinon në Serie A, dhe mbrojtësit të Baselit, Adonisit.

Arlind Ajeti, me prejardhje nga Llapi, është pjesë e shpresave të Zvicrës, ndërsa akoma nuk është konfirmuar nëse do të pranojë të luajë për përfaqësuesen e Kosovës pas pranimit në FIFA.

Në një intervistë për “Kohën Ditore” vitin e shkuar, Ajeti kishte bërë të ditur se ka pasur kontakte me shumë klube të njohura evropiane, por preferonte kalimin në Gjermani për të marrë hapat e parë në karrierë.

“Nuk mund ta zëvendësoj më të mirin në botë, Van Dijk”

Kushtrim Guraj

Bashkimi triumfon në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit, siguron finalen e Superkupës së Kosovës

Opoja.net

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të “Grand Slam”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net