Opoja.net

Aleanca Kosovare e Biznesit u bën thirrje deputetëve ta votojnë buxhetin e vitit 2021

Aleanca Kosovare e Biznesit, përmes një komunikate për media u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta votojnë buxhetin e vitit 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas AKB-së, kjo gjë do të jetë në të mirë të ekonomisë dhe qytetarëve të vendit.

AKB ju kërkon të gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës se sot të votohet buxheti në të mirë të ekonomisë së Kosovës dhe vetë qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatë.

Më tej, sipas AKB-së, pasi që zgjedhjet do të mbahen së shpejti, formimi i qeverisë nuk dihet saktë kur do të ndodh, prandaj është i rëndësishëm votimi i buxhetit.

 “Zgjedhjet tash më po dihen se do të ndodhin brenda disa javëve apo muajit, por formimi i qeverisë së re nuk dihet sepse kjo mund të zgjatë me muaj të tërë pavarësisht fituesit të zgjedhjeve, prandaj miratimi i buxhetit është obligim moral politik e kushtetues”, thuhet në komunikatë.

Kuvendi i Kosovës, të hënën do mbajë seancë të jashtëzakonshme ku në rend dite do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2021./Gazeta Sinjali/

Frutat Dhe Perimet Më Të Pasura Me Hekur

Opoja.net

AUV konfirmon: Gripi i shpezëve prezent në Kosovë

Opoja.net

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publikon masat për parandalimin e përhapjes së gripit të shpezëve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net