Opoja.net

Allegri: E vështirë të shënojë gol ndonjë lojtar tjetër kur Ronaldo është në fushë

Sport
Allegri: E vështirë të shënojë gol ndonjë lojtar tjetër kur Ronaldo është në fushë

Juventusi ka marrë një barazim në Derby d’Italia përballë Interit 1-1.

Bardhezinjtë në këtë takim u futën si kampionët e ri të Italisë, pasi edhe këtë vit për herë të tetë radhazi dominuan kampionatin italian.

Pas barazimit ndaj Interit, trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se në pjesën e parë bënë gabime, ndërsa në të dytën është argëtuar.

“Në pjesën e parë kemi qenë në vështirësi, kemi humbur disa topa që kanë mundur të na kushtojnë”.

Momenti i golit të Ronaldos (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Pjesa e dytë ka qenë krejtësisht ndryshe dhe jam argëtuar shumë”, deklaroi Allegri.

Tutje trajneri italian u pyet për golashënuesin Cristiano Ronaldo, pasi gazetarët italian thanë se vetëm ai shënon.

“Është e vështirë të shënoj ndonjë futbollist tjetër kur ai është në fushë. Ronaldo është një vrasës, një sulmues ndryshe nga të tjerët”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj

Liga e Kampionëve rikthehet me tetë super sfida

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net