Opoja.net

Amazon: 500 milionë dollarë bonus për punëtorët e saj

Amazon: 500 milionë dollarë bonus për punëtorët e saj

Kompania multinacionale teknologjike amerikane, Amazon.com Inc ka vendosur t’i shpenzojë 500 milionë si bonuse për punëtorët e tij në SH.B.A të cilët do të punojnë gjatë sezonës së festave mes pandemisë Covid-19, shkruan Reuters

Personeli operacional me orar të plotë në SH.B.A i punësuar nga kompania Amazon nga 1 dhjetori deri me 31 dhjetor 2020 do ta marrin një bonus prej 300 milionë dollarësh ndërkohë që ata me gjysëm orar pune do t’i marrin 150 milionë dollarë bonus.  

Disa shitës me pakicë, përfshirë kompanitë Walmart Inc dhe Home Depot Inc, kanë shpenzuar miliona dollarë në shpërblime për të kompensuar stafin me furnizime ushqimore gjithnjë në rritje për shkak të shitjeve të mëdha online gjatë pandemisë.

Më herët, gjatë muajit qershor, Amazon shpenzoi po ashtu 500 milion dollarë në pagesa për punonjësit dhe partnerët e saj.

Shitësi më i madh në botë me pakicë është duke u përballur me një vëzhgim të fortë nga ligjvënësit dhe sindikatat e SH.B.A.-së se a është duke bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur personelin e saj nga koronavirusi.

Si ta përballosh tmerrin e të lënit “seen”

Opoja.net

Kush e sollën kompjuterin e parë në Bresanë ?

Opoja.net

Volkswagen ndryshon emrin e degës në SHBA

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net